J. U. Jarník (1848–1923): themeluesi i albanologjisë çeke

Authors

SUROVČÁK Martin

Year of publication 2013
Type Article in Proceedings
Conference Seminari Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare
MU Faculty or unit

Faculty of Arts

Citation
Description Referimi i kushtohet jetës dhe veprës së Jan Urban Jarník-ut, albanologut të parë çek, me rastin e 90-vjetorit të vdekjes së tij që mbushet sivjet. Ai mishëronte studiuesin e pasionuar të gjuhëve të huaja i cili vinte në mes të popullit të thjeshtë për ta studiuar gjuhën dhe folklorin drejtpërdrejt. Ndonëse gjatë gjithë rinisë së tij ishte ballafaquar me probleme të rënda ekonomike, arriti të studionte në Universitetin e Vjenës, ku profesorët ia nxitën interesimin për gjuhët romane, sidomos për rumanishten. Më vonë ia tërhoqi vëmendjen gjuha shqipe, e cila sapo kishte filluar të studiohej seriozisht nëpër Evropë. Me ndihmë të një shqiptari Jarník-u e përvetësoi dialektin shkodran aq mirë saqë ishte në gjendje t’i kushtonte shqipes disa studime, madje planifikonte të ndërmerrte një ekspeditë në Shqipëri që në fund nuk u realizua kurrë.

You are running an old browser version. We recommend updating your browser to its latest version.